Benzema largohet më në fund nga Real Madrid

Qëndrimi i gjatë i Karim Benzema te Real Madrid po shkon drejt fundit.

Sport

12/12/2018 11:44

Sulmuesi francez mund të largohet nga Real Madrid, për t’u rikthyer në Francë.

‘France Football’ shkruan se skuadra e PSG-së dëshiron të transferojë Karim Benzeman, që në karrierën e tij ka luajtur edhe për Lyon, përcjell ‘lajmi.net’.

Transferimi i Benzema te PSG do të detyronte Edinson Cavanin të largohej nga ‘Parku i Princave’.

Sulmuesi uruguaian karrierën mund ta vazhdojë në Serie A, te ish skuadra e tij, Napoli./Lajmi.net/