Benzema: Ky është klubi që ëndërroj të luaj

Karim Benzema është deklaruar shumë i lumtur që është pjesë e Real Madridit, skuadrën e tij të ëndrrave.

Sport

06/03/2017 21:49

Francezi gjatë një interviste ka është shprehur krenar që vesh fanellën e një skuadre si Real Madrid, dhe shpreson që të mbetet në ‘Santiago Bernabeu’ edhe për shumë vite.

“Kam luajtur shumë ndeshje për ekipin tim të ëndrrave dhe jam shumë krenar për këtë. Shpresoj të qëndroj këtu edhe për shumë vite”, ka deklaruar Benzema.

Ai tutje ka folur për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve me Napolin, ku Reali ka rezultat 3:1 nga ndeshja e parë.

“Ata janë ekip i fort, por unë do të jap më të mirën për të fituar”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6