Benzema kushton 38.8 milionë funte

Real Madrid ka njoftuar Liverpoolin se sulmuesi Karim Benzema mund të transferohet në Anfield, me një ofertë prej 38.8 milionë funte.

Sport

02/10/2014 10:33

Liverpool është gjithnjë e më afër transferimit të Karim Benzemas pasi Real Madrid ka njoftuar anglezët se mund ta blejnë për 38.8 milionë funte.

Sulmuesi francez është shfaqur si objektiv i Reds para hapjes së afatit kalimtar në janar.

Dhe, derisa Reali publikisht e ka mbështetur Benzeman të mbetet në Santiago Bernabeu, mediat spanjolle raportojnë se Liverpool është njoftuar se mund ta transferojë francezin me një ofertë me vlerë prej 38.8 milionë funte.

Liverpool angazhoi dy sulmues, Rickie Lambert dhe Mario Balotelli, gjatë afatit kalimtar të verës, pas largimit të Luis Suarezit.

Por, menaxheri Brendan Rodgers nuk është i kënaqur me fuqinë sulmuese dhe kërkon edhe Benzeman në Anfield.