Benzema ka një mesazh për tifozët e Real Madridit

Karim Benzema është i lumtur me paraqitjen e tij ndaj Bayern Munichut.

Sport

02/05/2018 07:12

Karim Benzema është shprehur i lumtur me dy golat e tij në barazimin ndaj Bayern Munichut me rezultat 2:2 që e kualifikoi Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi francez është një prej futbollistëve më të kritikuar nga tifozët e “Los Blancos”, për formën e shfaqur gjatë këtij sezoni.

Por, ai reagoi duke qenë futbollisti i ndeshjes në Santiago Bernabeu.

“Ka periudha të vështira dhe të tjera më të mira”, deklaroi Benzema pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Por, jam i lumtur dhe është një arritje e madhe që sërish jemi në finale”, u shpreh ai. /Lajmi.net/