Benzema – Icardi, në qendër të negociatave

Mauro Icardi e Karim Benzema mund ta gjejnë vetën me skuadra të reja, nga sezoni i ardhshëm.

Merkato

18/09/2015 17:44

Karim Benzema e Mauro Icardi janë dy qendërsulmues, prej më të mirëve në Evropë.

I pari në Real Madrid, e tjetri në Inter.

Por, në sezonin e ri ata mund ta gjejnë vetëm me skuadra tjera. Sipas mediave italiane, Icardi ka zgjuar interesim të madh nga gjiganti nga Santiago Bernabeu.

Por, atij duhet t’ia lirojë vendin Benzema, që tashmë një kohë të gjatë kërkohet nga Arsenal.

“Nerazzurrët” nuk e konsiderojnë për momentin shitjen e Icardit.

Por, në rast të një tjetër sezoni pa Ligën e Kampionëve, do të jenë të detyruar ta sakrifikojnë atë.