Bento i hidhëruar: Disfata ishte e padrejtë
Trajneri i kombëtares Portugeze, Paulo Bento u pa shumë i hidhëruar pas ndeshjes me Shqipërinë. Ai vlerësoi se disfata e pësuar nga Portugalia ishte "e padrejtë".
Sport
Gjatë një deklarate për media, trajneri portugez u shfaq tejmase i hidhëruar me disfatën e pësuar në shtëpi nga Shqipëria, në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2016.
“Ishte një disfatë e padrejtë. Gjërat nuk shkuan mirë për ne. U ndëshkuam në rastin e vetëm të krijuar nga Shqipëria, por loja jonë ishte bindëse”.
Gjithsesi, Bento nuk duhet të bëjë llogaritë vetëm me humbjen por edhe me kontestimin e tifozëve, por për këtë problem ai ka një përgjigje, transmeton supersport.
“Janë situate normale që vijnë kur nuk arrijmë rezultatet që presim. I respektojmë tifozët por duhet të vazhdojmë rrugën tonë edhe pse dështuam në ndeshjen e parë”.