Bento frikësohet nga Shqipëria

Trajneri i Portugalisë, Paolo Bento ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së skuadrës së tij kundër Shqipërisë, duke thënë se ka frikë shumë nga kualitetet e kombëtares sonë.

Sport

04/09/2014 18:51

Portugalia e pret Shqipërinë gjatë ditës së dielë, për të zhvilluar ndeshjen eliminatore për Euro 2016.

“Shqipëria është një skuadër shumë e vështirë. Ne do të kemi shumë telashe nëse dëshirojmë të arrijmë fitore”.

“Ne kemi luajtur dy ndeshje me Shqipërinë në kualifikimet e Botërorit 2010, ndeshje këto të cilat ishin shumë të vështira”.

“Sidoqoftë, ne kërkojmë fitore në këtë takim dhe do të mundohemi të arrijmë një gjë të tillë”, ishin fjalët e fundit të trajnerit të Portugalisë.