Bento: Duam fitore ndaj Shqipërisë

Trajneri i kombëtares së Portugalisë, Paolo Bento ka thënë se skuadra e tij, nuk do të kërkojë asgjë tjetër përpos fitores në takimin e nesër kundër Shqipërisë.

Sport

06/09/2014 22:28

Portugalia nesër pret në shtëpi skuadrën e Shqipërisë, për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 në kuadër të grupit I.

“Ne do të kërkojmë fitoren në takimin e nesërm që nga minuta e parë, edhe pse Shqipëria është skuadër e cila është përmirësuar shumë gjatë viteve të fundit”.

“Nëse jemi favorit në këtë, nuk do të thotë se do të shënojmë me lehtësi fitore. Ne duhet të luftojmë për të arritur një gjë të tillë”.

“Ende nuk kam menduar mirë për formacionin startues, i cili do të ketë disa ndryshime të reja”, përfundoi Bento.