Bentley zbulon modelin e ri
Modeli i ri ultra-luksoz vjen me 530 kuaj-fuqi dhe 811 çifte rrotulluese.
Auto & Tek
Bentley ka zbuluar modelin e ri të quajtur ‘Mulsanne Speed’, duke pretenduar se modeli i tij i fundit ofron “eksperiencën më të shpejtë dhe më luksoze në botë”.
Për tu bindur, juve ju nevojitet vetëm t’i shihni fotografitë e pamjes së jashtme dhe të brendshme të kësaj veture.
Bentley ka vendosur në këtë veturë një motor 6.75 litërsh turbo-binjak V8, i cili prodhon 530 kuaj-fuqi dhe një fuqi monstruoze prej 811 çifteve rrotulluese, transmeton Lajmi.net.
Kjo fuqi e motorit e bën veturën luksoze që në vetëm 4 sekonda të arrijë 96kmh, ku shpejtësia e saj maksimale arrinë në
Krijuesi i veturës e ka re-kalibruar edhe transmetuesin e gjashtë shpejtësive automatike për të përmirësuar përcjelljen e boshtit, përderisa ka shtuar një mënyrë S që e përshtatë shpejtësinë, duke lejuar kështu që vetura të ketë një përgjigje turbo më të shpejtë, transmeton Lajmi.net.
Në gjithë këtë performancë, vetura Muslanne ka një trup të errët që përmban grilë në pjesën e përparme, mbrojtës, drita të punuara bukur në kokë dhe në bisht.
Së bashku vijnë edhe dy mamita binjake dhe rrota 21 inç, kurse në brendësi të veturës është punuar me specifikacione të Mulliner Driver, që ka ulëse të bukura me logot e firmës të zbukuruara me diamant.
Muslanne do të debutojë në shfaqjen e veturave në Paris muajin e ardhshëm, me dërgesat që do të fillojnë në dimër.