Bentley Mulsanne vjen me modele luksoze

Bentley ka tani ka një makinë të re dhe shumë luksoze, kjo është një anije qe do të bëjë debutimin në Geneva Motor Show.

Auto & Tek

25/02/2016 11:32

Bentley nuk ka humbur kohë për të ri freskuar modelin Mulsanne, versioni i ri do të debutojë në shfaqjen e Gjenevës muajin e ardhshëm.

2016 Bentley Mulsanne Photo 7

Modeli do të prezantohet në tre stile të quajtura: Mulsanne, Mulsanne Speed dhe “Mulsanne Extended wheelbase”, kompania britanike thotë se modeli ka një Restyle të jashtëm, përmirësimet në shasi, dhe në ulëset e pasme që kompania thotë se do të jenë standard për rehatin e pasagjerëve.

2016 Bentley Mulsanne Photo 19

Mulsanne vazhdon të ketë një motor V8 6.75 litërsh i cili prodhon 505 kuaj fuqi, ndërsa makina nga 0 deri në 100 km/h arrin për 5.1 sekonda, kurse shpejtësinë maksimale e arrin në 296 km/h(184 mph).

2016 Bentley Mulsanne Photo 23

Modeli Mulsanne Speed prodhon 530 kuaj fuqi, dhe shtyn makinën në 100km/h vetëm për 4.9 sekonda dhe arrin shpejtësinë më të lartë deri në 305 km/h(190 mph), njofton Lajmi.net

2016 Bentley Mulsanne Photo 10

Bentley ka një sistem të ri infotainment, pasagjerët në ulëset mbrapa (Backseat) do të kenë qasje në një palë tableta Android; 4G, wi-Fi dhe Bluetooth ku do të ju mbajë të lidhur, transmeton Lajmi.net

2016 Bentley Mulsanne Photo 16

Bentley Mulsanne do të shfaqet muajin e ardhshëm në shfaqjen automobilistike në Gjenevë, Mulsanne çmimin aktual e ka rreth 300,000 dollar dhe pas shfaqjes mund të presim një çmim më të saktë rreth paketës së re Bentley Mulsanne.

2016 Bentley Mulsanne Photo 20

2016 Bentley Mulsanne Photo 15

2016 Bentley Mulsanne Photo 17

2016 Bentley Mulsanne Photo 22