Bentancur nga Juventus te top klubi nga La Liga?

“Corriere dello Sport” raporton se Atletico Madrid ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit uruguaian.

Sport

17/03/2018 11:36

Rodrigo Bentancur mund të largohet nga Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se Atletico Madrid ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit uruguaian.

Bentancur ka bërë paraqitje të mira me ekipin kampion në fuqi nga Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, mediat italiane e konsiderojnë si të vështirë mundësinë e largimit të tij nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës, as në formë të huazimit. /Lajmi.net/