Benitez u përgjigjet kritikëve

Rafael Benitez u është përgjigjur kritikëve, të cilët e kanë akuzuar spanjollin për lojë defansive me Real Madridin.

Sport

06/10/2015 16:30

Benitez ka thënë se nuk është trajner që aplikon lojë me tipare defansive, mirëpo Atletico Madridi i kishte detyruar të ktheheshin në mbrojtje.

“A besoni se i kam thënë ekipit tim që të luajnë aq thellë në mbrojtje?”, ka reaguar Benitez pas pyetjes lidhur me paraqitjen e Realit.

“Kam ardhur nga Napoli që kanë shënuar 104 gola. A mendoni se do të bëhesha hiper-defansiv me Real Madridin? Një ekip që krijon raste dhe e ka posedimin nuk është defansiv”.

“Tjetër çështje është nëse Atletico ju obligon të mbroheni. Diçka të tillë nuk e kemi praktikuar. E dërguam Kovacicin për t’i forcuar krahët por Atletico vazhdimisht shtyenin përpara”.