Benitez: Ronaldo e ka një vend në histori

Rafael Benitez ka deklaruar se Cristiano Ronaldo e ka ‘betonuar’, vendin e tij në histori, pasi u bë golashënuesi më i mirë ndonjëherë i Real Madridit në La Liga, me pesë golat ndaj Espanyol.

Sport

12/09/2015 20:49

Benitez ka thënë se Ronaldo e ka vulosur vendin  e tij në histori dhe se lojtari do të tregojë paraqitje akoma më të mira.

“Numrat flasin vetë. Ai e ka një vend në histori”, theksoi Benitez.

“Shpresoj që të vazhdojë të shtojë në numrat e tij”, tha spanjolli.