Benitez ‘godet’ Perezin dhe Realin

Rafael Benitez ka deklaruar se ndryshimi i shpeshtë i trajnerëve nga Real Madridi, ka bërë që ata të mos fitojnë shumë trofe viteve të fundit.

Sport

17/02/2016 23:29

Benitez ka thënë se arsyeja pse Barcelona ka më shumë trofe se Real Madridi viteve të fundit, është stili i tyre i lojës të cilin e kanë krijuar.

Sipas spanjollit ndryshimet e shpeshta të trajnerëve në Real Madrid, kanë bërë që edhe klubi të mos ketë suksese të shumta, pasi secili trajner vije me stilin e tij të lojës, andaj edhe skuadra nuk është konsistente.

“Nuk është e lehtë të stërviteni, kur presidenti flet me lojtarë dhe media çdo ditë. Shikoni se çfarë ka ndodhur edhe me trajnerët tjerë si Camacho, Del Bosque, pelegrini, Mourinho dhe Ancelotti dhe e kuptoni se nuk është e lehtë”, tha ai.

“Barcelona e ka fituar dyfishin e trofeve të Real Madridit, që prej kur Perez është në krye të klubit”, u shpreh Benitez në BT Sports, përcjell Lajmi.net.