Benitez: E dominuam Juventusin

Rafael Benitez thotë se Napoli dominoi ndaj Juventusit, në fitoren 2:0 të regjistruar të dirlën mbrëma në stadiumin San Paolo. Golat e Callejon e Mertens ia siguruan tri pikë të vlefshme ekipit Azzurro, i cili megjithatë mbetet larg kreut, -17 pikë nga Bianconeri. “Jo, nuk ishim perfektë, por e bëmë një lojë të madhe. Juventusi…

Sport

30/03/2014 21:57

Rafael Benitez thotë se Napoli dominoi ndaj Juventusit, në fitoren 2:0 të regjistruar të dirlën mbrëma në stadiumin San Paolo.

Golat e Callejon e Mertens ia siguruan tri pikë të vlefshme ekipit Azzurro, i cili megjithatë mbetet larg kreut, -17 pikë nga Bianconeri.

“Jo, nuk ishim perfektë, por e bëmë një lojë të madhe. Juventusi e ka një ekip më të mirë, në periudhë afatgjate, në një kampionat, me angazhimet në Evropë, që e bën diferencën”, deklaroi fillimisht trajneri spanjoll pas ndeshjes.

“Sot kishim intensitet, ishim të koncentruar për 90 minuta. E kishim gjithmonë posedimin e topit dhe kjo e bëri diferencën. Mund të konkretizonim më shumë raste, por jam i kënaqur”, përfundoi ish trajneri i Liverpoolit dhe Interit.