Bëni vetëm këtë gjë dhe do keni vetulla perfekte

Ato që s’e mendonim, vetullat, janë duke marë një rëndësi shumë të madhe në pamjen e fytyrës! Vetulla e duhur ju jep vetëbesim, ndërsa kur i keni ato me shumë hapësira nga njëra tjetra ose të holla, dukeni të frikësuara ose të surprizuara. Prandaj, të gjithë po synojnë drejt vetullave të trasha. Por si arrihet pamja perfekte?

Lifestyle

18/04/2018 21:56

Ndiqni këta hapa të thjeshtë:

Fillimisht krihini ato me një furçë.

Më pas filloni duke i dhënë formë katrore cepave në fillim.Pasi keni bërë këtë gjë, përdorni gishtat për të shpërndarë dhe zbutur ngjyrën.

Tani që pjesa e kontureve përfundoi, mbushni pjesën e brendshme me një laps.Mos harroni që pamja duhet të jetë e pastër për syrin, prandaj përdorni gjithmonë një make up natyral.

Dhe në fund, për të mos u dukur më të errëta seç duhet, përdorni një tjetër laps në ngjyrë më të çelët për të arritur nuancën që ju përshtatet me fytyrën./Anabel