Bëni stërvitje dhe lani rrobat, kjo është paisja e përkryer (FOTO)

Disa studentë të universitetit kinez Dalian Minzu University kanë dizenjuar ‘Bike Washing Machine’, një ide kjo që energjinë njerëzore e kthen në punë, në këtë rast duke larë rrobat.

Auto & Tek

02/03/2016 00:41

Tashmë aktiviteti fizik i atletëve do të do të jetë më produktiv mbi biçikletën e re pedaluese, e cila nuk është nga ato të zakonshmet.

Rrota e parë e kësaj biçiklete është zëvendësuar me një kazan lavatriçeje, ndërkohë që ajo bën xhirot e saj nga energjia e këmbëve tona.

Mjafton 45 minuta aktivitet për të larë një kazan me rroba të papastra.

Sipas ideuesve, çdo energji e tepërt ose më e madhe nga sasia e nevojshme për të larë rrobat përdoret për ekranin që tregon se procesi ka mbaruar ose sa km keni bërë, ose ruhet për herën tjetër në një transformator.

Studentët thonë që shpikja e tyre do t’i shërbejë kauzës së botës për ruajtjen e energjisë elektrike dhe gjetjen e burimeve alternative të saj./lajmi.net

bike-washing-machine4