Bëni seks më shpesh nëse dëshironi të dukeni më të rinj

Hulumtuesit kanë zbuluar se të bësh seks rregullisht mund të ju bëjë të dukeni më të rinj.

Lifestyle

20/06/2014 19:41

Meshkujt pas leximit të këtij lajmi ndoshta do t\’i thonë gruas së vet: “Të kam thënë se seksi është i mirë për ty!”.

Hulumtuesit gjetën se të bësh seks rregullisht, sidomos nëse jeni në moshën 40 vjeçare, do të ju bëjë të dukeni 4-5 vjet më të rinj.

Ata thonë se “kënaqësia që lëshohet nga seksi” është një faktor krucial në përtrirjen e njerëzve. Biologët gjithashtu thonë se seksi liron endorfine – kemikale të rëndësishme të ushqimit të trupit.

Seksi gjithashtu ndikon si një ilaç për ata të cilët kanë problem me gjumë, sepse pas seksit do ta keni më të lehtë që të flini.

Hormoni i rritjes gjithashtu lirohet pas bërjes së seksit dhe mund të ndihmojë që të mbani lëkurën elastike dhe sa më pak të plakur. Seksi gjithashtu ndihmon në largimin e peshës dhe liron substanca të cilat e forcojnë sistemin tuaj imunitar.

Seksin duhet ta konsideroni si një faktor kyç për marrëdhënien tuaj, shëndetin dhe pamjen tuaj.