Bëni kujdes/ Shqipëria do të goditet nga i nxehti afrikan në këtë datë

Pas motit të paqëndrueshëm dhe me reshje shiu gjatë majit, tashmë pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave.

Lajme

29/05/2017 18:21

Sipas meteorologëve, duke filluar që nga 1 qershori Shqipëria do të goditet nga i nxehti afrikan me temperatura që do të shkojnë deri në 33 gradë celsius.

Stina e verës është parashikuar përgjithësisht shumë e nxehtë. I nxehti afrikan do të shoqërojë 3 muajt e verës dhe pritet që temperaturat e larta të arrijnë shifra rekord në vendin tonë.

Mjekët rekomandojnë që qytetarët të bëjnë kujdes me ekspozimin e tepër në diell, të konsumojnë ujë dhe lëngje.