Benfica – Sevilla, finalja e Europa League

Benfica dhe Sevilla do të luajnë në finale të Europa League. Ekipi portugez e ruajti avantazhin nga ndeshja e parë, duke e nxjerrë një barazim 0:0 me Juventusin, kurse Sevilla iu falënderua golit të mysafirit, duke shkuar në finale, përkundër humbjes 3:1.

Sport

02/05/2014 00:01

Benfica dhe Sevilla janë finalistë të Europa League. Skuadra portugeze ia doli ta nxjerrë një barazim në Torino ndaj Juventusit, 0:0, duke shkuar në finale falë fitores nga ndeshja e parë, të një jave më parë, 2:1.

Bianconeri kanë dominuar plotësisht, por ishin të pafat dhe e lëshuan një mundësi ideale për ta luajtur finalen në shtëpi.

Luisao e ka shpëtuar një gol të sigurt, kur e hoqi topin nga rrjeta, pas një gjuajtjeje me kokë të Vidal.

Ndërsa goli i Osvaldos u anulua nga gjyqtari, pasi më parë Pogba ishte në pozitë jashtë loje. Benfica luajti me një lojtar më pak në 20 minutat e fundit, pas ndëshkimit me karton të kuq të Enzo Perez.

Kurse, Mirko Vucinic i Juventusit dhe Lazar Markovic u ndëshkuan me karton të kuq, pas protestave, në fund të ndeshjes.

Ndërkohë, Sevilla iu falënderua peshës së golit të mysafirit, duke shkuar në finale edhe pse humbi 3:1.

Valencia shënoi tre gola me anë të Sofiane Feghouli (14’), Beto autogol (26’) e Jeremy Mathieu (70’) dhe ishte shumë pranë finales, por goli i Stephane M\’Bia i mjaftoi ekipit mysafir që të kualifikohej.

Benfica dhe Sevilla do të luajnë në finalen e Juventus Stadium, që do të zhvillohet më 14 maj.

Gjysmëfinalja

Juventus – Benfica 0:0 (1:2)

Valencia – Sevilla 3:1 (0:2)