Benfica ishte më e mirë se Juventusi

Trajneri i Benficas, Jorge Jesus është i bindur se ekipi i tij ishte më i mirë se Juventusi, pas dy ndeshjesh. Sipas tij, skuadra portugeze e meritoi kualifikimin në finale të Europa League.

Sport

02/05/2014 01:25

Benfica e siguroi finalen e dytë rresht në Europa League. Skuadra e udhëhequr nga Jorge Jesus, e cila e festoi titullin e kampioint në Portugali, e eliminoi Juventusin në gjysmëfinale.

Sipas trajnerit portugez, skuadra nga Lisbona ishte superiore ndaj Juventusit në harkun e 180 minutave.

“Mendoj se në përgjithësi, pas dy ndeshjesh, kemi luajtur më mirë se Juventusi dhe e kemi merituar të shkojmë në finale. Bianconeri sigurisht kanë skuadër të mirë, por në nivelin defanziv, skuadra ime ka qenë mjaft e mirë”, deklaroi fillimisht Jesus për televizionin Sky.

“I kemi bllokuar. E përsëris, kemi qenë më të mirë se ata dhe për këtë kemi shkuar tutje. Unë duhet t’u bëj komplimente djelmoshave të mi”.

“Nuk është absolutisht e lehtë t’i ndalësh yjet si Tevez, Llorente e Giovinco, kur luan fillimisht me 10 e më pas me 9 lojtarë”, përfundoi trajneri i Benficas.