Benevento shënon fitore historike, ‘trondit’ Milanin në San Siro

Benevento ka shënuar fitoren më të rëndësishme të këtij sezoni.

Sport

21/04/2018 22:39

Skuadra që është pajtuar tashmë me fatin se do të bie një kategori më poshtë në futbollin italian, ka arritur të kthehet me pikë të plota nga udhëtimi në ‘San Siro’, duke i mposhtur vendasit e Milanit me rezultat 0-1.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në minutën e 29’ nga Iemmello.

Milani në vazhdim mori lojën në dorë duke tentuar me çdo kusht barazimi, por ishte pafat në tentativat e tij.

Kujtojmë se Benevento pikën e parë në Serie A e ka marrë pikërisht kundër Milanit, në atë barazimin emocionues, ku portieri shënoi në minutën e 95’ për 2:2./Lajmi.net/