Beneficionet e puthjes

“Më puth, i dashur, për të më bërë të pavdekshme”, shkruante dikur Margaret Fuller. Dhe, në njëfarë mënyre, ajo kishte arsye, sepse takimi i dy trupave dhe dy shpirtërave, duke vënë kontakt përmes buzëve, mund të ketë efekte pozitive edhe në shëndetin tonë. Nuk bëhet fjalë për një akt të pastër mekanizmi, por për një…

Lifestyle

22/01/2014 08:29

“Më puth, i dashur, për të më bërë të pavdekshme”, shkruante dikur Margaret Fuller. Dhe, në njëfarë mënyre, ajo kishte arsye, sepse takimi i dy trupave dhe dy shpirtërave, duke vënë kontakt përmes buzëve, mund të ketë efekte pozitive edhe në shëndetin tonë.

Nuk bëhet fjalë për një akt të pastër mekanizmi, por për një kontakt intim dhe të thellë, i cili e vulos dashurinë në mes të dy personave, shprehjen e një ndjenje, të një dashurie apo pasioni, një dhënie-marrje komplete. Por, cilat janë përfitimet nga puthja?

E mbron zemrën

Një rritje e adrenalinës në organizëm, bën që zemra ta pompojë më shpejtë gjakun, duke e përmirësuar kështu qarkullimin e gjakut. Ndër të tjera, puthja në zemrën tonë e ka një efekt të njëjtë me një vrapim apo përdorimin e një biçiklete.

Përmirëson ‘shëndetin’ e dhëmbëve

Sipas studimeve të bëra në këtë fushë, pështyma që prodhohet gjatë puthjes, është jashtëzakonisht e dobishme për dhëmbët, mbi të gjitha kundër ndërtimit të ‘pllakës’.

Ndihmon në humbje të peshës

Me një puthje, ju mund t’i hiqni qafe nga 6 deri në 12 kalori! Më pas, nëse ‘zjarri’ i pasionit rritet, përfitimet në fizikus do të jenë evidente. Gjithashtu, kur ju bëni seks, kaloritë që humbin janë plot 300… Jo keq, apo jo?

Ndihmon të jetoni më gjatë dhe më të lumtur

Është një fakt: njerëzit që puthen më shpesh, jetojnë më gjatë. Sipas një studimi, ta puthësh personin që e do çdo mëngjes, i shtoni vitet e jetës suaj.

Kontribuon në qetësimin e mendjes

Puthjet e shpeshta kontribuojnë për t’i qetësuar presionet e brendshme. Derisa ju putheni, në fakt, nivelet e oksitoksinës rriten në organizmin tonë. Oksitoksina është në fakt një hormon që ndihmon për t’u qetësuar, duke e dhënë një gjendje të përgjithshme të qetësisë.

E redukton stresin dhe ankthin

Nëse ndjeni tension, ankth e stres, mos merrni aspirinë. Nuk ka ilaç më të mirë sesa një seksion i shkurtër i puthjeve, që do t’ju ndihmojë t’i harroni problemet e të gjitha ditëve dhe do të bëjë që të ‘çmenden’ hormonet e lumturisë.

E rrit besimin në vetvete

Nëse dëshironi të ndiheni të dashur dhe të vlerësuar, merrni zakonin që të putheni më shpesh. Vetvetja juaj do të përmirësohet dhe do të keni më shumë besim në veten. Nëse doni të luftoni kundër depresionit, ankthit apo stresit… sigurisht që puthja është zgjidhja më e mirë!

I lufton sëmundjet

Përshtyma ka antibiotikë natyralë që i luftojnë infeksionet, bakteret dhe viruset. Puthja ndihmon në prodhimin e një sasie të madhe të pështymës, përmirëson dukshëm edhe sistemin imunitar. Mund të thuhet: “Një puthje në ditë, e mban mjekun larg”.

Është një qetësues i fuqishëm

Keni dhimbje koke? Puthja mund të ketë efekt që të largohet dhimbja, ose të paktën, të harrohet ajo. Dhimbjet lehtësohen përmes puthjeve, që ndihmojnë prodhimin e endorfinës prej 200 herë më shumë në krahasim me një hap (medikament) qetësues të fuqishëm që mund ta merrni.