Benedito: Unë mund ta sjell Pogban te Barcelona për 80 milionë euro

Kandidati për president të Barcelonës, Agusti Benedito ka thënë se ai mund ta sjellë në Camp Nou për 80 milionë euro mesfushorin e Juventusit, Paul Pogban.

Sport

16/06/2015 12:16

Kandidati për president të Barcelonës, Agusti Benedito është i bindur se mund të arrijë marrëveshje me Juventusin për ta transferuar Pogban për një shumë prej 80 milionë euro.

“Unë kam biseduar me Pogban. Së pari, unë kam kontaktuar me shefin e Juventusit, Andrea Agnellin, dhe më pas kam biseduar në mënyrë direkte me lojtarni”.

“Unë i kam propozuar një rrogë vjetore prej 12milionë euro dhe një shumë transferimi prej 80 milionë euro e cila do të bëhet”, përfundoi Benedito deklaratën e tij për 8 al dia.