Bendtner, i pandalshëm?

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Nicklas Bendtner mund të jetë i “pandalshëm” para rikthimit të tij në ekipin e parë. Sulmuesi danez pritet të luajë sonte në duelin kundër WBA-së në Capital One Cup, dhe sipas Wengerit mund të ketë ndikim këtë stinor. 25-vjeçari nuk është paraqitur në formacionin bazë të Arsenalit për…

Sport

25/09/2013 14:00

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Nicklas Bendtner mund të jetë i “pandalshëm” para rikthimit të tij në ekipin e parë.

Sulmuesi danez pritet të luajë sonte në duelin kundër WBA-së në Capital One Cup, dhe sipas Wengerit mund të ketë ndikim këtë stinor.

25-vjeçari nuk është paraqitur në formacionin bazë të Arsenalit për më tepër se dy vjet pasi kaloi periudha të huazimit në Sunderland dhe Juventus, kurse goli i tij i fundit për gjigantin londinez ishte ai që ia solli het-trikun në duelin ndaj Leyton Orient në FA Cup në mars 2011.

“Ai ka shfaqur qëndrim të mirë në stërvitje dhe ka punuar shumë mirë. Përgjigja se çka mund të bëjë do të na vjen të mërkurën mbrëma. Ai mund të ketë shkuar diku tjetër por në fund mbeti dhe është mirë që e kemi këtu sepse kemi nevojë për të. Tani ai ka rastin të na bind të gjithëve”, deklaroi Wenger.