Bendtner e refuzoi Frankfurtin, do më shumë para

Nicklas Bendtner e ka refuzuar një kontratë trivjeçare prej 9 milionë funtesh nga Eintracht Frankfurt. Sulmuesi kontrovers holandez kërkoi më shumë para nga klubi gjerman.

Sport

26/07/2014 20:30

Nicklas Bendtner është bërë sërish protagonist. Sulmuesi danez e ka refuzuar transferimin në Eintracht Frankfurt sepse dëshiron më shumë para.

Klubi nga Bundesliga ishte në bisedime me ish sulmuesin e Arsenalit në fund të sezonit të kaluar dhe futbollisti e preferonte këtë klub më shumë sesa transferimin në Aston Villa.

Mirëpo, edhe pse klubi gjerman ia ofroi 57,000 funte në jave, me një kontratë trivjeçare (në total 9 milionë funte), ish futbollisti i Juventusit kërkoi më shumë para dhe transferimi i tij dështoi.

Sipas mediave daneze, kjo ofertë do ta bënte Bendtnerin lojtarin më të paguar në histori të Frankfurtit, ndërsa marrëveshja përfshinte bonuese nëse ky klub do t’i grumbullonte 40 pikë.

Pra, këto para dhe premtimi për të qenë zgjedhja e parë dhe shansi për të punuar me menaxherin Thomas Schaaft, nuk ka qenë e mjaftueshme.