Benatia në Man Utd?

Mehdia Benatia mund të jetë qendërmbrojtësi i ardhshëm i Manchester Unitedit. Ylli i Romës ka zgjuar interesim të menaxherit holandez nga Old Trafford, Louis van Gaal.

Sport

07/08/2014 23:27

Mehdi Benatia vazhdon të kërkohet nga Manchester United që është i gatshëm të paguajë 30 milionë funte për transferimin e tij.

Sipas tabloidit britanik “Daily Express”, Benatia ka vendosur të largohet nga Roma në drejtim të Premierligës.

United ëhstë favorit për transferimin e tij sepse menaxheri i ri Louis van Gaal është në kërkim të një qendërmbrojtësi pas largimit të dhes Nemanja Vidic dhe Rio Ferdinand.

Benatia ishte një prej futbollistëve kryesorë të Romës në edicionin e kaluar ku skuadra nga Olimpico luftoi për titull, por në fund nuk ia doli pasi përfundoi e dyta pas Juventusit.