Benatia në Chelsea, 37.5 milionë euro për Romën

Chelsea ka ofruar 37.5 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit të Romës, Mehdi Benatia. Klubi italian së shpejti do të kthejë përgjigje.

Sport

13/08/2014 10:26

Orë vendimtare në shtëpinë e Romës për të ardhmen e Mehdi Benatia.

Chelsea ka paraqitur ofertë me vlerë prej 37.5 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit maroken.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, krerët e klubit do të bisedojnë urgjentisht me trajnerin Rudi Garcia për të marrë një vendim dhe kthyer përgjigje për ofertën e Blues.

Nga njëra anë ekziston dëshira për të shitur, duke marrë parasysh qëndrimin jo të duhur të Benatias në periudhën e fundit.

Kurse, nga ana tjetër ekziston dyshimi se çka mund të gjendet në treg për të zëvendësuar një qendërmbrojtës mjaft kualitativ.