A bën të përtypni çamçakëz?

Çamçakëzi tani është bërë më shumë një veprim sesa shprehi. Mund të gjeni kudo, në çdo dyqan dhe mund të shihni kudo njerëz duke përtypur.

Lifestyle

05/07/2016 00:13

Duke qenë kaq i popullarizuar, lehtë mund të mendojmë se çamçakëzi është shëndrruar në domosdoshmëri në shoqëri.

Por lind pyetja: A është çamçakëzi i keq për shëndetin?

A është çamçakëzi i keq për ju?

Përgjigja është po. Sheqernat artificiale në çamçakëz ndikojnë negativisht në mishin e dhëmbëve dhe i dëmtojnë dhëmbët duke ju dhënë kalori të padobishme. Gjithashtu çamçakëzi shkakton dhimbje në kokë dhe nofulla, transmeton lajmi.net

Mund të ketë ndikim të keq në ushqim:

Kur ju jeni të uritur, një çamçakëz mund të ju bëjë ta harroni ushqimin dhe studimet kanë treguar se njerëzit që përdorin shumë çamçakëz e kanë të reduktuar dëshirën për ushqim dhe kanë dukshëm probleme me peshën normale dhe me energjinë e duhur që vjen përmes ushqimit.

Çrregullime në nofulla:

Nëse ju e keni zakon që ta përtypni çamçakëzin vetëm në njërën anë, shkakton një çekuilibrim të nofullave që mund të qojë edhe në dhimbje kronike. Kur një grup i muskujve amortizohet shkakton edhe dhimbje në kokë.

Probleme me barkun:

Përtypja e tepërt mund të shkaktoj dhimbje të barkut ngase aktiviton sindromin e irritimit të zorrëve. Përveç kësaj, çamçakëzi e bën të gatshëm tretjen e ushqimit dhe ka mundësi që organizmi juaj ngadalë e humb aftësinë e tretjes së ushqimit, duke shkaktuar kështu edhe probleme me tretjen.

Dëmton dhëmbët tuaj:

Nëse dhëmbët tuaj nuk janë mjaftueshëm të shëndetshëm, çamçakëzi ndikon negativisht në dëmtimin e mëtutjeshëm të tyre dhe shpesh bën të nga dhëmbët të dalë gjak.

Shumë i dëmshëm për fëmijët:

Studimi është bërë tek 30 adoleshentë të cilit kishin përtypur çamçakëz ndërmjet viteve 6 dhe 19. Rezultatet kanë treguar se ata kishin dhimbje kronike koke ose migrenë.

Sheqernat artificiale dëmtojnë shëndetin tuaj:

Sheqernat artificiale që gjenden në masë të madhe tek çamçakëzat mund të jenë shkaktar të diabetit. Duke pasur parasysh se goja juaj thith shumë nga këto sheqerna studiuesit kanë bërë të ditur se këta përbërës janë të lidhur me shtimin e peshës, kancerin, defekte të lindjes dhe tumorit në tru./lajmi.net