Bën tatuazh në kokë problemin shëndetësor të vajzës së tij 6-vjeçare (Foto)

Një burrë ka bërë tatuazh një implant dëgjimi në kokën e tij në mënyrë që t’i japë përkrahje vajzës së tij të vogël e cila ka të vendosur dy pajisje në kokë, për të luftuar shurdhimin e thellë të saj.

Fun

07/08/2015 10:35

Alistar Campbell, nga Zelanda e Re, e bëri këtë tatuazh për t’i treguar vajzës së tij që ajo nuk është vetëm dhe do ta ketë mbështetjen e tij gjithmonë, përderisa ajo lufton me gjendjen e saj të humbjes së dëgjimit.

Charlotte kishte implantin e parë në anën e majtë të kokës kur ishte vetëm 4 vjeçe, dhe për shkak të vendosjes së një tjetër pajisje në kokë këtë javë, babai i saj vendosi që këto pajisje t’i bëjë tatuazh në kokë.

2B25B12B00000578-3187264-image-m-5_1438891466890

Që nga shfaqja e këtyre fotografive në internet, ky baba ka marrë vetëm komente pozitive. (Lajmi.net)