Bën gjoksin operacion, por infeksioni ia shkatërron atë (Foto)

Një kamariere është detyruar t'i nënshtrohet një operacioni për të shpëtuar jetën e saj, pasiqë implantet e gjoksit pësuan një infeksion dhe është dashur t'i heq ato

Lifestyle

26/04/2017 19:21

Një pirsing i kishte shkaktuar një infeksion vdekjeprurës.

Nikki Belza, 33 vjeç, nga Las Vegasi, shpenzoi më shumë se 25 mijë dollarë për të rritur gjoksin e saj.

Ajo i nisi operacionet kur ishte 21 vjeç. Në fillim të këtij viti vendosi të bëjë një pirsing në gjoks.
Por një mëngjes u zgjua me dhimbje të padurueshme. Mjekët thanë se duhej të hiqte implantet që të shpëtonte jetën.

Pas operacionit, tani ajo thotë se ndjehet mirë. /Lajmi.net/