Bën film kundër sheqerit, por pas 60 dite që nuk han sheqer, ai diagnostifikohet me… (Video)

“Të gjithë sheqeret që i kam ngrënë kanë qenë vetëm përbërës të ushqimeve të shëndetshme si atyre të frutave, perimeve etj”, thotë ai.

Lifestyle

05/11/2015 11:15

Regjisori australian Damon Gamuea, ishte një njeri i shëndetshëm edhe para se të fillonte misionin e tij për shmangien e ngrënies së sheqerit, gjë që të gjithë mendonin se atë do ta bënte edhe më të shëndetshëm, transmeton lajmi.net.

Në vend të kësaj, kur ai u vizitua te doktori i tij, ai vetëm sa kishte shtuar peshë dhe kishte pas probleme të ndryshme, edhe pse nuk kishte ngrënë ushqime me sheqer të rëndë për 60 ditë.

“Unë nuk kam pirë pije freskuese, nuk kam ngrënë çokollatë, akullore ose çfarë do gjëje tjetër që përmbante sheqer. I gjithë sheqeri që kam ngrënë, ka qenë përbërës i ushqimeve të shëndetshme me të cilat jam ushqyer tash e sa javë”, ka thënë ai për Yahoo kur ka folur për projektin e tij ‘That Sugar Film’.

Por siç duket, vetëm brenda 3 jave, doktori i Gameau i kishte thënë se ai kishte filluar ta zhvilloj një sëmundje në mëlçi, e që pasojat mund të jenë shumë të mëdha.

Doktori pos kësaj e kishte cilësuar edhe nivelin e tij mendor si të pa qëndrueshëm.

Sipas News.com, Gameau i kishte konsumuar diku rreth 40 lugë çaji me sheqer në ditë – që është një shumë më e madhe sesa ajo që konsumon mesatarisht një adoleshent në mbarë botën, raporton lajmi.net.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një i rritur i shëndetshëm duhet të mos haj më shumë se 25 gram sheqer në ditë, apo 6 lugë sheqeri.

Sidoqoftë, Daemon kishte treguar se zbulimet e eksperimentit të tij nuk na lënë të kuptojmë se ne duhet ta ndalojmë sheqerin nga dietat tona, por të kemi më shumë kujdes se në cilat ushqime e hamë atë.

“Sheqeri tani gjendet në 80% të ushqimeve të procesuara që ne i hamë”, thotë ai duke shtuar “Nëse ne mund ta heqim këtë gjë, atëherë ky do të ishte hapi i parë drejt ndryshimit për të mirë”.

Sheqeri është një gjë që duhet të konsumohet thuajse mesatarisht, jo shumë e jo pak, pasi që edhe sheqeri është një ndër shkaktarët kryesor të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe të tipit 2 të diabetit. /lajmi.net

YouTube player