Ben Blushi në Lagjen e Trimave në Kumanovë: Po jetoni në një shtet të pabesë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, u tregua i rezervuar në deklaratat për rastin e Kumanovës. Por, është një zyrtar shqiptar i cili ka marrë rrugë drejtë Lagjes së Trimave, për të vizituar bashkëkombësit civil, që ishin viktimë e përleshjes së armatosur në mes të policisë maqedonase dhe një grupi të armatosur shqiptar.

Lajme

19/05/2015 16:17

Lagja e Trimave në Kumanovë kishte sot një vizitor të pazakontë, deputetin socialist Ben Blushi.

Ai ka takuar disa banorë të zonës që u bë një arenë luftimi pak ditë më parë. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, tha se qëllimi i vizitës së tij ishte të shikonte gjendjen e civilëve të pafajshëm të goditur nga një shtet i pabesë.

Blushi tha se Maqedonia nuk është shtet demokratik.

“Iu kanë cënuar pronat dhe dinjitetin njerëzor. Iu kanë cenuar pabesisht dhe padrejtësisht. Kur shteti është i pabesë, ky është fundi i tij. Ajo që ndodhi në Kumanovë është e frikshme. Maqedonia sot ka një problem delikat me demokracinë e vet. Nuk është një shtet demokratik, por autokratik.

3

“Rasti i Kumanovës dëshmoi se shqiptarët kanë një krizë përfaqësimi në raport me qeverinë që e drejtojnë, por dhe tek partitë shqiptare. Ne s’mund t’u themi se kujt duhet t’i besojnë, por si shteti dhe si parlament duhet të mbështesim demokratët mes shqiptarëve të Maqedonisë”, tha Blushi.