Ben Affleck kundër fëmijëve në kinematografi

Ben Affleck ka deklaruar se nuk do i lejojë fëmijët e tij, që të merren me aktrim, të paktën deri në moshën 18-vjeçare.

ShowBiz

07/01/2017 16:46

Ylli i Hollywood ka 3 fëmijë me ish bashkëshorten Jennifer Garner. Violet (10 vjeç), Seraphina (7 vjeç) dhe Samuel (4 vjeç), nuk do të shihen nëpër filma para se të jenë të rritur, madje edhe atëherë, Ben Affleck, do të jetë kundër dëshirës së tyre.

“Pasi të kenë mbushur 18 vjeç mund të bëjnë cfarë të duan, por unë do t’i këshilloj që të mos bëhen aktorë”, thotë Batmani i fundit. Ai e arsyeton këtë duke thënë se fama është shumë e vështirë, që të përballohet kur je i ri.