‘Bëmë baba të të ngjaj’, Klea Huta qenka kopje e të atit simpatik

Duke qenë një nga aktoret më simpatike dhe të talentuara, Klea Huta gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes së medias dhe rrjeteve sociale duke u komentuar si për anën profesionale, ashtu edhe për atë private.

ShowBiz

24/04/2018 18:55

Këtë fundit Klea e ka ruajtur sa më shumë hermetike, aq sa edhe lidhjen me Elgitin e konfirmoi muaj më parë.

Por edhe familjen, Klea është munduar ta ruajë jashtë syrit të mediave megjithatë sot për herë të parë aktorja ka postuar një foto të babait.

“Babai im simpatik, 18 vjeç”, shkruan Klea në foton ku shihet se bukurinë e paska trashëguar nga i ati.

Kujtojmë që Klea së shpejti do të rikthehet në muzikë me një këngë të re që do të quhet “Bla bla bla”./xing