Bëm nënë të të ngjaj, Albëria dhe Anxhelina ‘shkëlqejnë’ në foton e fundit (Foto)

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj edhe vazhdon të jetë në top-formë, kurse bukurinë duket se ia ka trashëguar vajza e saj, Anxhelina.

ShowBiz

16/08/2017 10:08

Kjo e fundit ka publikuar së fundi një foto nënë e bijë në Insta-Story, në të cilën dukeshin për mrekulli, shkruan lajmi.net.

Të grimosura dhe të veshura elegante, Albëria dhe Anxhelina dukeshin si motra dhe ‘shkëlqejnë’ në imazhin që kanë shpërndarë në rrjete sociale.

Dyshja po jetojnë në Amerikë, ku Anxhelina po punon për tu futur në tregun ndërkombëtar. /Lajmi.net/