Belotti zgjedh klubin e tij për sezonin 2017/18 (FOTO)

Andrea Belotti nuk do të largohet nga Torino.

Sport

27/07/2017 14:33

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo i jep fund zërave rreth të ardhmes së sulmuesit italian, Andrea Belottit

Cairo e bëri të qartë se sulmuesi do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.

“Belotti do të mbetet në Torino. Ai është kthyer nga një sezon shumë i mirë dhe unë pres të njëjtën gjë përpara Kupës së Botës”, ka deklaruar Cairo.