Belotti ndërron skuadër, por mbetet në Serie A

Milani është gati të heq dorë nga Alvaro Morata i Real Madridit.

Sport

22/05/2017 21:50

Në Itali raportohet se rossonerët tashmë cak të tyre kanë sulmuesin që ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A, Andrea Belottin.

Belotti 23 vjeçar ka shpërthyer në sezonin e dytë te Torino, ku ka arritur të shënoi 25 gola.

Forma e tij ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave, përfshirë Arsenalin dhe Manchester Unitedin.

Por skuadrat angleze tashmë për të arritur te shërbimet e Belottit, duhet të mposhtin edhe Milanin, që pas ardhjes së pronarëve të rinj, paratë nuk do të mund të paraqesin as edhe më të voglin problem./Lajmi.net/