Belotti – Milan, lajmi i fundit nga Italia

Milan vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.

Sport

18/01/2018 09:07

Milan ka ringjallur interesimin për transferimin e sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.

“Rossonerët” kërkuan yllin italian edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, Torino refuzoi ofertën e Milanit duke kërkuar rreth 100 milionë euro për shitjen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Belotti raportohet se mund të jetë i interesuar të largohet nga Torino.

Andaj, e ardhmja e tij mund të jetë në San Siro. /Lajmi.net/