Bellew zbulon se çfarë i tha në vesh Hayet pak momente para përfundimit të duelit

Tony Bellew ishte autori i të papriturës më të madhe në historinë moderne të boksit britanik, teksa fitoi ndaj ish-kampionit të peshave të rënda, David Haye.

Sport

05/03/2017 22:17

Dyshja para meçit kishin sulmuan sulmuar njëri-tjetrin me deklarata, gjërat kishin shkuar aq larg sa kishe ardhur edhe deri të përballja e tyre fizike në konferencën për media para duelit.

Por, në ring gjërat dukeshin ndryshe, shumë më ndryshe, pasi mes tyre u vendos paqe që askush nuk e kuptonte nga erdhi.

Pas fitores Bellew zbulon se çfarë i ka kërkuar Hayet të bëjë momente para se trajneri i këtij të fundit të hidhëte peshqirin në ring.

“Para dorëzimit të duelit iu afrova Davidit dhe i thash ‘Të lutëm ndalu. Nuk kam ardhur këtu të lëndoj njerëz’”.

“Ai tundi kokën dhe qeshi. Shikova Shane McGuigan (trajneri i Haye) dhe i thash ‘përfundoje’”.

“Ai ka mjekër të mirë. E di që ai ka thënë se do të më bënte për spital, por ai nuk ishte qëllimi im. Ai ka dy fëmijë dhe fëmijët kanë nevojë për baba”, ka thënë Bellew, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se Haye u lëndua në nyjën e këmbës dhe kështu menjëherë pas duelit u dërgua me urgjencë në spitalin e Londrës dhe raportohet se karriera e tij është në rrezik.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6