Bellerin: Pse jam larguar nga Barcelona?

Lojtari i Arsenalit, Hector Bellerin është larguar nga Barcelona në moshën 16 vjeçare, dhe këtë gjë e bëri pasi dëshiroi të shkonte në një skuadër ku do të kishte rast të luante.

Sport

30/03/2015 09:30

Hector Bellerin ka thënë se është larguar nga Barcelona për t’i dhënë vetës së tij një rast më të mirë që të ketë sukses.

“Mua më është ofruar rasti dhe e kam pranuar atë. Kudo që jeni, ju duhet të punoni shumë”, tha Bellerin për Marca.

“Nëse do të kisha qëndruar te Barcelona, nuk e di nëse do të isha futur në skuadrën e parë. Kam punuar shumë, dhe çdo herë me mentalitetin për të arritur në maje”, përfundoi Bellerin.