‘Bella’ me mbi 1 milion klikime për tri ditë (Foto/Video)

Kënga ''Bella'' vetëm për tri ditë ka arritur t'i mbledh mbi 1 milion klikime në kanalin zyrtar në Youtube.

ShowBiz

22/06/2017 13:57

Ky projekt muzikor i punuar me përshkushtim të madh arriti të bëhet një hit i kësaj vere në mesin e shumë projekteve të publikuara nga kolegët, shkruan lajmi.net

Kësaj i gëzohet sigurisht edhe Butrinti i cili nëpërmjet një postimi në Instagram i ka falenderuar bashkëpunëtorët.

”Ende pa arritur tri dite te plota nga publikimi, #Bella ka arritur mbi 1 milion klikime, nje sukses shume i madh per mu. Falenderoj krejt ata qe kane punu ne kete projekt madheshtor, si dhe te gjithe juve per mbeshtjetjen e vazhdueshme ?Ju pershendes nga qyteti i bukur i Shkodres, ku e kemi realizuar videoklipin, e padyshim qe veren kena me kalu me Bella Bella ?”, ka shkruar ai./Lajmi.net/

YouTube player