Bella Hadid, e mrekullueshme në fustanin e zi në “MFW”

Modelja dukej mahnitëse derisa iu bashkua Jasmine Sanders në një event gjatë “MFW”.

ShowBiz

22/09/2018 23:59

Ajo u paraqit në kryeqytetin italian të modës, të premtën, ku po bëhej paraqitja e koleksionit Pranverë/Verë ’19, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

21 vjeçarja zeshkane dukej e mrekullueshme në fustanin e hapur tek këmba, derisa iu bashkua mikes së saj, modeles Jasmine Sanders.

E dashura e The Weeknd edhe kësaj radhe kishte preferuar të aplikonte një grim të lehtë në fytyrë.

Ndërkohë, Bella ishte e lidhur me Drake më parë këtë vit, edhe pse ajo e kishte mohuar të ketë pasur diçka me të./Lajmi.net/