Belgjika ka një lajm shumë të keq për Januzajn

Louis van Gaal mund të emërohet selektor i ri i Belgjikës e ky lajm nuk është aspak i mirë për mesfushorin Kosovar Adnan Januzaj.

Sport

16/07/2016 08:53

Adnan Januzaj nuk po gjen rahati në ekipin e Belgjikës. Në fakt, ai nuk u ftua fare për në “Euro 2016” ndërsa tani ka marrë një tjetër lajm të keq.

Ish menaxheri i tij nga Manchester United, Louis van Gaal është kandidat për pasardhës të Marc Wilmots në postin e selektorit të Belgjikës, raporton “The Sun”, përcjell “Lajmi.net”.

Holandezi nuk kishte besim tek Januzaj gjatë aventurës së tij në “Old Trafford”.

Kurse, emërimi i tij në postin e selektorit të Belgjikëës mund të sinjalizojë një tjetër aventurë të keqe për Januzajn.

Por, edhe për të ka shpresë sepse ai mund të kthehet dhe të luajë për Kosovën.