lajmi.net

Belgjika fton Januzajn

Adnan Januzaj është ftuar nga selektori i Belgjikës, Marc Wilmots, për ndeshjen miqësore me Islandën, dhe duelin kundër Uellsit, në eliminatore për Euro 2016.

Sport

06/11/2014 14:36

Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots, ka ftuar mesfushorin e talentuar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, për ndeshjen miqësore me Islandën, dhe duelin kundër Uellsit, në eliminatore për Euro 2016.

Belgjika do të takohet me Islandën në një miqësore në Bruksel më 12 nëntor, kurse katër ditë më vonë ndeshet me Uellsin, po ashtu në Bruksel, në kuadër të Grupit B.

Portierët: Thibaut Courtois (Chelsea), Simon Mignolet (Liverpool), Jean-Francois Gillet (Torino)

Mbrojtësit: Toby Alderweireld (Southampton), Sebastien Pocognoli (West Bromwich Albion), Vincent Kompany (Manchester City), Jason Denayer (Glasgow Celtic), Laurent Ciman (Standard Liege), Nicolas Lombaerts (Zenit St Petersburg), Anthony Vanden Borre (Anderlecht), Jan Vertonghen (Tottenham Hotspur)

Mesfushorët: Axel Witsel (Zenit St Petersburg), Moussa Dembele, Nacer Chadli (both Tottenham Hotspur), Radja Nainggolan (AS vRoma), Kevin De Bruyne (VfL Wolfsburg), Marouane Fellaini (Manchester United), Dennis Praet (Anderlecht)

Sulmuesit: Dries Merten (Napoli), Yannick Ferreira-Carrasco (AS Monaco), Eden Hazard (Chelsea), Adnan Januzaj (Manchester United), Romelu Lukaku (Everton), Divock Origi (Lille), Christian Benteke (Aston Villa)

Belgjika fton Januzajn

Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots do ta inkuadrojë yllin kosovar Adnan Januzaj në listën e gjerë prej 27 futbollistëve, por ai nuk e ka të garantuar vendin në mesin e 23 prej atyre që do të udhëtojë për në Kampionatin botëror.

Sport

29/04/2014 09:32

Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots do ta ftojë mesfushorin e talentuar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj në listën e gjerë prej 27 futbollistëve për Kampionatin botëror.

Mirëpo, sipas portalit belg hln.be, Wilmots nuk i ka dhënë garanci se ai do të jetë në listën përfundimtare për garën në Brazil.

Andaj, Januzaj do të ketë dy javë kohë që të bind Wilmotsin se e meriton të ftohet në Kampionatin botëror. Në ndërkohë, Wilmots nuk dyshon në kualitetet e yllit kosovar.

“Adnan ka zhvilluar 27 ndeshje për Manchester Unitedin. Ai ka treguar shumë. Ai mund të luaj në krah, por edhe si numër 9. Kjo është interesante sidomos për faktin se Christian Benteke nuk është në dispozicion”, deklaroi Wilmots.

“Ai mund të jetë në dispozicion për atë pozitë. Dua të shoh sjelljen e tij në stërvitje dhe pas shkurtimit të listës do ta njoftoj me vendimin tim”, u shpreh ai.

Belgjika ‘fton’ Januzajn

Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots është në tribunat e stadiumit në Old Trafford derisa vazhdon përpjekjet e tij për të bindur yllin e Manchester Unitedit të luajë për skuadrën e tij. Januzaj ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij ndërkombëtare derisa kërkohet nga Belgjika, Anglia, Kosova dhe Shqipëria. Mirëpo, mediat britanike kanë raportuar…

Sport

22/01/2014 21:31

Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots është në tribunat e stadiumit në Old Trafford derisa vazhdon përpjekjet e tij për të bindur yllin e Manchester Unitedit të luajë për skuadrën e tij.

Januzaj ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij ndërkombëtare derisa kërkohet nga Belgjika, Anglia, Kosova dhe Shqipëria.

Mirëpo, mediat britanike kanë raportuar se Wilmost nuk është dorëzuar me shpresë për angazhimin e 18-vjeçarit kosovar dhe është në stadium duke e vëzhguar Januzajn derisa është duke luajtur në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales në Capital One Cup mes Unitedht dhe Sunderlandit.

Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots

Menaxheri i Unitedit, David Moyes beson se Januzaj duhet të luajë për Belgjikën duke pasur parasysh se u zhvillua tek skuadra e Anderlechtit.

Kurse, Wilmost do t’i ofrojë Januzajt një vend në formacionin bazë në ekipin e tij në Kampionatin botëror në Brazil, nëse ai vendos të luajë për Belgjikën.

LM