Belgjika e fiton spektaklin në Bosnjë

Kombëtarja e Belgjikës e ka fituar përballjen dramatike ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës.

Sport

07/10/2017 19:50

Në një ndeshje me shtatë gola, Belgjika pas shumë përmbysjeve, ia ka dalë të fitojë 3:4 në ndeshjen e xhiros së nëntë për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Meunier, Batshuayi, Vertonghen dhe Carrasco, shënuan për fitoren e belgëve.

Për vendasit në listën e golashënuesve u regjistruan Medunjanin, Visca dhe Dzeko./Lajmi.net/