Belgjika 5:2 Tunizia, notat e lojtarëve

Belgjika po vazhdon me paraqitje të mira në Botëror. Skuadra e Martinez ka arritur fitore bindëse në përballjen me Tunizinë me rezultat 5-2.

Sport

23/06/2018 16:28

Lukaku e Hazard ishin lojtarët e ndeshjes pasi që të dy kanë shënuar nga dy gola në fitoren bindëse.

Batshuayi realizoi në fundin e ndeshjes golin e pestë për Belgjikën. Bronn dhe Khazri shënuan golat e vetëm për Tunizinë.

Me këtë fitore, Belgjika kualifikohet në raundin tjetër me gjashtë pikë dhe tetë gola të shënuar deri më tani. Adnan Januzaj edhe në këtë ndeshje ishte në rolin e spektatorit.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme.