Belegu: Për Shipitullën u pagua shumë, jam i sigurt që ka pasur hajni

Erolld Belegu, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se për Shpitullën është paguar shumë.

Lajme

31/05/2018 23:17

“Shpitulla është paguar shumë shtrenjtë, a ka pas aty banditizëm e hajni krejt ka pas jam shumë i sigurt dhe mendoj se këtë duhet ta konstatojë prokuroria”, u shpreh Belegu në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ai ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Belegu ka theksuar se beson që deri para vitit të ri, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt vendeve të Evropës pa viza.

“Po shpresojmë që kjo të jetë para vitit të ri, së paku ashtu është një procedurë e cila zgjatë së paku gjashtë muaj që nga dita e marrjes së dritës së gjelbër. Nuk mendoj se tek ne do të zgjatë 18 muaj, ne kemi shumë elemente që i kemi përmbush”, ka thënë Belegu.