Bekim Jasharit: Kosova nuk është ende ashtu siç dëshiroi familja ime

Bekim Jashari, i biri i legjendarit Hamëz Jashari, një një intervistë për RTK-në, ka thënë se Kosova, edhe pas Shpalljes së Pavarësisë nuk është ende ashtu siç dëshiruan familja e tij.

Lajme

28/11/2014 10:32

Porse, sipas tij pret që Kosova, gradualisht të ndërtohet.

“Kosova nuk është ashtu siç ata e dëshiruan, mirëpo besoj që gradualisht do ta ndërtojmë”, ka thënë ai.

“Falë dëshmorëve, sakrifica e tyre solli lirinë, kemi obligim këtë liri ta ndërtojmë një shtet ligjor dhe demokratik”, ka thënë Jashari në RTK.

Ndërkohë, që Jashari ka ftuar të gjithë qytetarët që të festojnë të qetë, dhe ta duan e ta respektojnë njëri-tjetrin.