lajmi.net

Bekim Jashari thotë se po kthehet besimi i qytetarëve në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është shprehur i kënaqur me qeverisjen e deritanishme në këtë komunë, por ka thënë se ende ka shumë për t’u bërë.

Lajme

05/07/2018 09:42

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se është duke punuar në mënyrë transparente duke dhënë llogari para qytetarëve për çdo vendim.

Pavarësisht prej sfidave, ai ka premtuar se do ta vazhdojë realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Jashari ka treguar se është duke u punuar maksimalisht për ta kthyer besimin e qytetarëve në Komunën e Skenderajt.

Ai ka bërë me dije se deri më tani punët kanë ecur mirë dhe janë në drejtim të realizimit të qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse.

Jashari ka thënë se Komuna e Skenderajt ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet e nivelit qendror.

Kryetari i Skenderajt ka folur edhe për gjendjen në të cilën ndodhet Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, duke thënë se kulla dhe shtëpitë po shkatërrohen në mungesë të menaxhimit të mirë nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

LM